Kurt dhe Syra do rikthehet përsëri në Tv Klan. Mesa duket stafi ka vendosur qe Bidain ta zvëndësoj ky serial për të kënaqur shijet e publikut. Seriali në fjalë ishte një nga serialet më të ndjekura në Shqipëri, ku arriti shikueshmeri rekord por edhe në Turqi si dhe në të gjithe Europën e Ballkanin. Kurt dhe Syra është një prodhim i shtëpisë kinematografike turke “Ay Yapim” një nga shtëpitë filmike më të famshme turke, prodhuese e serialeve më të ndjekura si “Ezel”, “Diamante dhe Dashuri”, “Fatmagyl” etj.
Seriali që do të rishohë publiku shqiptar paraqet historinë e Lejtnantit Kurt Sejit, djali i madh i një familjeje të pasur nga Krimeja, i cili bie në dashuri me Syrën, vajza e bukur e një familjeje fisnike ruse. Lejnani është djal biri i një besniku ndaj carit rus i cili insiston ta martojë të birin me një vajze turke. A do të triumfoi dashuria? Ndiqni aventurën e Kurtit dhe të Syrës, çdo dië të javës në Tv Klan në orën 16:05, si edhe në Klan Plus nga 16:05-21:00 jemi të sigurt që nuk do të mbetetni të zhgënjer!
IMA / J. Kasaj