Ditën e djeshme publikum lajmin sipas të cilit, kompania turke Çalik Holding, prezente në Shqipëri me Albtelecom, Eagle Mobile dhe BKT ishte një nga financierët e mundshëm të interesuar për blerjen e kanalit Channel One.
Sipas, portalit Albeu.com i cili ka investiguar këtë rast ka arritur në të dhëna të tjera, sipas të cilave aksionerët e rinj turq janë KURUM Holding prezente në Shqipëri në sektorin e naftës.
Megjithatë, lajmi ende nuk mund të konsiderohet zyrtar deri në momentin që do të finalizohet marrëveshja.