Ky film i brezit të viteve ’90 po merr një prodhim të ri, shihni pamjet e para!

Një nga filmat klasik më të preferuar sidomos për brezin e viteve ’90 do të marri një “reboot” të ri.

E kemi fjalën për Dirty Dancing, i prodhuar në 1987 me pjesëmarrjen e disa prej aktorëve ikonë te kinematografisë botërore si Patrick Swayze dhe Jennifer Grey. Filmi do të marri sërish një formë të re me një remake të tij në një prodhim me kohëzgjatje prej tre orësh.

Pothuajse dy muaj përpara se adaptimi i ri të dali në ekran, tashmë kemi pamjet e para nga filmi ku kemi Colt Prattes si Johnny Castle dhe Abigail Breslin si Frances. Debra Messing, Sara Hyland dhe Bruce Greenwood janë gjithashtu pjesë e castit.

Dirty Dancing do të transmetohet në ABC më 24 Maj./imalbania.com/

/IMA/
loading...

KOMENTO