Faqja e facebook-ut Fieri ka shkaktuar orëve të fundit një debat të ashpër online, se një televizion lokal i qytetit të Fierit, jep lajme në gjuhen serbe. Info Media Albania ka kontaktuar me kryeredaktorin e këtij televizioni z. Ervis Kuçi, i cili ka hedhur poshtë pretendimin për këtë lajm nga një faqe në Facebook që prezanton qytetin e Fierit duke thënë se lajmi jepej në serbisht.
Një televizion lokal shqiptar jep lajme në serbisht?! | VIDEO
Në fakt, ka qenë krejt e kundërta, lajmet nuk jepen në serbisht por në Vllahçe, gjuhë që i përket komunitetit të vllehëve në Shqiperi. Sipas z. Kuçi, lajmet jepen në këtë gjuhë pasi edhe në rrethin e Fierit ka një numër të konsideruar të komunitetit Vllah me qëllim rruajtjen e vlerave të këtij komuniteti. Kryeredaktori i ketij Televizioni është shprehur se së shpejti do të hapet një betejë ligjore mes postuesit të lajmit dhe vetë televizionit.
Info Media Albania, e postoi pak më parë lajmin për këtë edicion, por në të vertet ne u dezinformuam ashtu si një pjesë mjaft e madhe e publikut. Por duke dyshuar për vërtetësine e lajmit ne e kontaktuam personalisht atë në mënyre që çdo informacion të jepet i saktë për lexuesin.
IMA / J. Kasaj