Ledion Lico acarohet me Rudina Xhungën: Top Channel të përcolli!

Edhe pse nuk kishte asnjë datë apo orë në atë postim, Ledioni linte të kuptohej se bëhej fjalë për matjen e audiencës të premten në darkë (31 Mars), orar kur transmetohet “Voice of Albania”. Poshtë fotove, Ledioni shkruante: “Për Xhungat e kësaj bote, e cila shkruan keq, jo sepse mendon keq për Top Channel, por sepse ky i fundit e përcolli për në dritaren e fundit”.

Por çfarë ndodhi që solli gjithë këtë acarim nga ana e moderatorit kundrejt Rudinës?

Moderatorja e emisionit “Dritare”, në Vizion Plus, administron gjithashtu edhe një portal të quajtur dritare.net. Në këtë portal, ditën e premte (31 mars), u botua një shkrim-opinion, (lexo ketu) ku argumentohej se “Voice of Albania” nuk shihej më dhe se Ledioni e kishte humbur lidhjen me shikuesin. “Ai nuk është më ylli i Top Channel, por burri i Sarës, trashëgimtares së Top Channel, që ka më shumë kimi se i shoqi në te gjithë paraqitjet e saj”, përfundon shkrimi.

Ishin këto fjalë që e nxehën Ledionin dhe e shtynë të deklaronte se Rudina Xhunga-edhe pse nuk dihet autori i shkrimit-ka mllef ndaj Topit sepse e pushuan. Një postim që nuk u mirëprit nga shumica e ndjekësve, të cilët i kujtuan prezantuesit të Top Awards se ështe i ri me moshë dhe eksperiencë për të përmendur emrin e Rudinës.

Rudina Xhunga ka qënë një ndër moderatoret e para në Top Channel, për të mos thënë që emisioni i saj politiko-social, “Shqip”, ka qënë i pari në vitin 2002.

Ledion Liço u zbulua si moderator kur ishte vetëm 18 vjeç, nga emisioni i mesditës “Pole Position” në Top Channel. Atje fitoi çmimin e parë dhe më pas të drejtën për të punuar në Top Channel, fillimisht në emisionin “Top Select”.

KOMENTO