LG Electronics do të zhvendos bazën qëndrore evropiane nga Londra në Britaninë e Madhe për në qytetin gjerman të Frankfurtit.
Selia e re në Frankfurt do të jetë gjithashtu edhe shtëpia e LG-së gjermane e cila aktualisht gjendet në Düsseldorf.
Frankfurt është përzgjedhur si seli e re rajonale në Gjermani, sepse përveç një tregu të fortë të konsumit, ofron mundësi të mëdha të rritjes ekonomike në fushën dixhitale, diellore, të ndriçimit dhe ajo automative sipas LG.
Nëpërmjet vendndodhjen e saj qendrore në Evropë, Gjermania gjithashtu ofron lidhje të shkëlqyera dhe një infrastrukturë të mirë duke mundësuar që punonjësit evropianë të jenë më afër tregjeve të cilave u shërbejnë, shton kompania.
Procesi i zhvendosjes do të kërkojë disa muaj, ku baza e re planifikohet të inagurohet në fund të 2016-ës.
Copyright IMAlbania.com