Gazetarja dhe moderatorja e njohur italiane, Lilli Gruber, nuk ka pranuar ofertën e ivestitorit italian Francesco Becchetti, për t’u bashkuar me ekipin e kanalit më të ri italian, “Agon Channel” me studio qëndrore në Tiranë.
Pas sukseseve të mëparshme me programin “Otto e Mezzo” në ekranin e “La 7”, ajo rikthehet në po të njëjtin ekran me një sezon tjetër të talk show-t të famshëm mbrëmjen e sotme. Me një karrierë të gjatë në televizion, 57 vjeçarja Lilli Gruber është një nga personazhet televizive më inovatore në ekranet italiane. Pak kohë më parë në “IMA” kemi informuar për një kalim të mundshëm të saj në “ACH Italia” dhe se asaj i ishte drejtuar një kontratë e majme nga drejtuesit e kanalit të ri, mirëpo ajo nuk ka pranuar, duke preferuar kështu të qëndroj në “La 7”.
“ACH Italia” starton transmetimet së shpejti nga Tirana dhe i janë bashkuar shumë personazhe televizive italiane, të cilët janë transferuar në Tiranë për të filluar punën intensive.
IMA / S. Dema