Lugina e Ujqërve Kurthi. Historia vazhdon… Ja se çdo të ndodhë në sezonin e ri [Spoiler]

Sezoni i ri i Lugina e Ujqërve Kurthi, vjen më bombastik se kurrë në ekranin e Vizion Plus. Një sezon i mbushur me aksion, supriza, vuajtje dhe luftë.

Ndryshe nga sezonet e tjera ngjarja nis në Irak. Aktori kryesor Polat Alemdar në seritë e reja shfaqet me nje imazh të ri. Gjatë serive te reja, Polati mer vesh që vajza e tij është gjallë, por atë e ka Aron Feler. Për të mirën e vajzes së tij ai hyn në udherat e Felerit. Feler e dërgom me mision në Irak për të nxerr nga burgu një neriun e tij që e mbajn prej shumë vitesh të burgosur.

Nuk do t’i mungojnë “Luginës” as aktor të rinj, që do të shfaqen këtë sezon. Personazhe të mirë dhe të këqinj. Nga ata që luftojnë në emër të shtetit dhe nga ata që luftojnë për interesat e tyre. Lufta do ndizet në Irak. Nje prej aktorëve që do hyjë është edhe Kara, një njeri i shkathët dhe luftarak. Një agjent që punon për shtetin dhe që për shumë vite dihej i vdekur. Në serial pastaj do të njohim edhe Elifin (tashmë 5 vjeçe) bashkë me Zhozefin (njeriun e Aron Felerit). Elifi e mendon si babani e saj, pasi ai e kishte rritur në Amerikë. Polati do t’a ketë shumë të vështirë për t’a bindur që eshtë babai i saj. Më pas Polat Alemdar do të rikthehet në Turqi, ku e pret një lajm shokues. Inxhia është shtatzanë dhe pret një djalë.

Tre gjëra kemi për të zbuluar në sezonin e ri. Së pari a e shpëton Polat Alemdar njeriun e Aron Felerit? Së dyti si e bind Elifin që ai është babai i saj? Dhe në fund, a është i vërtetë lajmi që Inxhia është shtatzanë me Polatin? Këto dhe shumë të tjera do të mund t’i mësojmë në sezonin e ri. Suprizat janë të shumta prandaj ju ftojmë të ndiqni Lugina e Ujqërve Kurthi, nga e hëna në të premte, ora 20:10 vetëm në Vizion Plus!

IMA / R. Hasanllari

KOMENTO