Lupin III: full trailer-i i filmit live action

Lupin the Third, është titulli i filmit live action, një  përshtatje e serialit vizatimor japonez që do të dale në kinematë e Japonisë në datë 30 gusht 2014.

Sot është publikuar online trailer-i i plotë i këtij filmi, ku shohim Lupin sëbashku me miqtë e tij Jigen, Goemon e Fujiko të angazhuar në një mision të ri për të vjedhur një gur të çmuar i njohur me emrin “Zemra e Kuqe e Kleopatrës”. Në gjurmët e tyre, sigurisht, nuk do të mungojë i pashmangshëmi Agjent Zenigata.

Kolona zanore e këtij trailer-i është një bazë instrumentale me titull “Trick Attack -Theme of Lupin the Third” e kompozuar nga Tomoyasu Hotei, që ka dhënë kontributin e tij edhe për Kill Bill te Tarantino.  Regjisori i versionit live action të Lupin the Third është Kitamura Ryuhei.

loading...

KOMENTO