Made in Albania vjen të shtunën në orën 17:00 në Top Channel.

“Made in Albania” është formati më i ri televiziv i prodhuar nga Anima Pictures dhe Pik.

Një prezantues, Genti Bejko vendos të ndërmarrë një udhëtim nëpër profesionet më kanonikë dhe sipas imagjinatës së tij, më të përulura. Udhëtimi i tij merr shtysë nga konstatimet dhe dëshirat: nga njëra anë shohim një lëvizje të re të migracionit të punës, më shumë pjesëtarë të shoqërisë vendosin të arratisen nga një botë kalimtare dhe dekadente, në kërkim të një jete më të vërtetë e të një pune më praktike, të thjeshtë dhe që në dukje më të dobishme. Në të njëjtën kohë që një punë e thjeshtë dhe e “rëndomtë”, shpesh të bën mos të vlerësosh bukurinë e detyrave të thjeshta, dinjitoze dhe që sjellin fitime të mira, për shkak të cenit se nuk konsiderohen “cool”.Punë të caktuara si peshkatar apo mekanik garantojnë potencialin e fitimeve shpeshherë më të larta se të një pune tjetër, por shihen shpesh me sy të keq nga të rinjtë, edhe ata të papunë, të cilët synonjë modelet televizive.

Çdo episod fillon me një hulumtim të bërë nga prezantuesi duke kërkuar punë.

Prezantuesi do të përballet me një intervistë pune profesionale, ku do të vihen në pah karakteristikat dhe aftësitë e tij si dhe vështirësitë e punës që do të bëjë, e më pas vjen puna e vërtetë, e cila do të mbështetet fillimisht nga një mentor e më pas do i duhet ta vazhdojë vetë ai.

Gjatë ditëve ne do të shohim prezantuesin të hyjë gjithnjë e më shumë në një realitet që nuk është i tij, duke njohur karakteristikat, anët e forta dhe dobësitë, duke krijuar marrëdhëniet njerëzore me kolegët, duke u mësuar me oraret që nuk janë të tijat, duke u raportuar me shefat dhe klientët. Do t’i japim shumë hapësirë emocioneve, por edhe pjesës ironike të faktit që një prezantues, njeri televiziv, për herë të parë “fut duart në llaç”.

Në fund të tre ditëve mentori do të vlerësojë punën e tij e më pas do ketë një dolli përshëndetjeje mes “nxënësit” dhe kolegëve të tij.

Çdo episod përfundon me prezantuesin, i cili bën një monolog mbi profesionin që ka kryer, duke përshkruar me pak fraza eksperiencën e kaluar në mënyrë poetike, por edhe me frymën e personit që e di se për çfarë bëhet fjalë vërtet.

Sezoni i parë do të përmbajë 6 episode të cilat do të transmetohen në Prime time në një nga kanalet kombëtare, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

loading...

KOMENTO