Për ata që ende nuk e njohin Carpool Karaoke, është fenomeni televiziv i kohëve të fundit ku këngëtarët e njohur botëror interpretojnë këngët e tyre në versionin karaoke në një makinë në lëvizje.
Këtë herë e ftuar e programit të prezantuesit të njohur James Corden ka qenë mbretëresha e pop-it Madonna e cila ka kaluar të gjitha pritshmëritë me performancën e saj.
I transmetuar mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit Late Late Show, Madonna ka interpretuar disa nga hitet e saj si Vogue, Papa Don’t Preach, Express Yourself dhe Music.