Mandarina, spin-off i Portokalli, së shpejti në Top Channel!

Në pritje të sezonit të ri të spektaklit të humorit Portokalli, Top Channel ështe duke projektuar një tjetër spektakël të humorit që do të filloje së shpejti.

Mandarina, spinoff i Portokalli, do të jetë një spektakël kushtuar veçanërisht talenteve të reja të humorit.

Për të formuar cast-in e aktorëve të rinj që do të jene pjesë e këtij show Top Channel ka shpallur audicionet që do të fillojnë nga dita e mërkurë dt. 20 gusht. Profilet e kërkuara janë ato në fushën e interpretimit, moderimit dhe shkrimit.

Për të gjithë të interesuarit, audicionet për Portokalli dhe Mandarina, zhvillohen çdo ditë nga e hëna në të premte, nga ora 10.00 deri në orën 13.00 në studiot e Top Channel, Kashar.

loading...

2 Komentet

  1. Tani mungon dhe Limoni :v

    Duan te mposhtin Al Pazar, pasi mbreteron ne audience te shtunave me Gon Llakaj. Ah Goni kete vit do kete dhe Amin ke Al Pazari dhe disa figura kryesore te Portokallit

  2. Ca Al Pazari! Humor bajat po hajt mo per kete popull bajat qe jemi ne mire eshte! Po me bajat eshte 2xl, se ato se ca flasin, i ngrejne dhe floket lart me xhel qeshin me veten dhe i duket sikur bejne humor. Portokalli u shtrydh se ka 20 vjet…hajt po shpikim Mandarinen! Ku ishim asgjekundi, ca beme asgjesendi i thone kesaj.

KOMENTO