Mesa duket të gjitha aludimet për largim të moderatores së mirënjohur italiane Maria de Filippi nga gjigandi televiziv italian Mediaset, kanë rënë poshtë.
Paraditen e së Enjtes “Zonja e Televizionit” siç është pagëzuar nga publiku italian, ka rinovuar kontratën me Mediaset edhe për 5 vite të tjera, duke mos u ndarë nga rrjeti televiziv.
Në muajin Prill, ajo morri një ofertë mjaft tunduese nga Discovery Italia, për të patur një kanal të tërin të sajin, e cila e joshi paksa moderatoren italiane e cila e komentoi si të parefuzueshme.
Maria de Filippi eshte nje nga emrat me te suksesshem te televizionit italian ne 20 vjeçarin e fundit. Programet e saj si Uomini e Donne, Ce Posta per te, Amici vazhdojne te mbajne audiencen ne shifra rekord duke u perkthyer ne te ardhura te kenaqeshme nga tregu i reklames.
Copyright IMAlbania.com