Meryem Uzerli nënshkruan kontrate me Star Tv

Aktorja Meryem Uzerli më në fund do rikthehet në televizion. Dy ditë më parë ajo ka refuzuar ofertën e TV8 për të qënë pjestare e Turkey’s Got Talent, ndërsa sot është bërë e ditur se aktorja ka nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me kanalin kombëtar turk StarTv. StarTv është i njëjti kanal që ka trasmetuar 3 sezonet e Sulejmani i Madhërishëm.

Kontrata e majme që ajo ka nënshkruar me kanalin televiziv ka një paketë të mirë programesh dhe seriale televizive, ku gjithashtu, përfshihet pjesëmarrja në filmin artistik Muhtesem Yuzyil, i cili do të shfaqet në kinematë turke në vitin 2015. Në film do jenë të pranishëm te njejtët aktorë që kanë luajtur në serialin televiziv.

Meryem-Uzerli-star-tv

Kontrata me Star Tv ka një vlerë prej 1.3 milion euro, e pamundur ti thuash jo një kontrate të tillë!

loading...

KOMENTO