Mesazhe për Aulonën dhe Fatmën

Dy analistet, bashkëshoqëruese të emisionit “Top Show Magazine” të drejtuar nga Alban Dudushi, marrin dy mesazhe tepër domethënëse në momentet më të bukura të jetës së tyre. Të dyja janë shtatzënë dhe nuk mund të kishte surprizë më të bukur se sa disa dedikime të bëra përmes kamerës. 


“Lona e mamit, momenti kur më dhe lajmin se ishe shtatzënë, ishte më i lumturi i jetës sime. Kur vajtëm te doktori dhe konfirmuam lajmin tënd të shtatzanisë, dhe sidomos momenti kur morëm vesh gjininë e bebit, ka qenë një moment i paharrueshëm për ne. Ti me Tomin, bashkëshortin tënd, ëndërronit dhe dëshironit me shpirt që të ishte vajzë, kurse unë, në thellësi të shpirtit, e doja djalë, dhe kjo për arsyen që t’i e di shumë mirë. Unë kur kam qenë shtatzënë me ty, do të doja që ti të ishe djalë. Kjo për faktin që babi yt ishte sportist dhe ne donim t’i linim trashëgimi portën e futbollit. Lona, mami yt është shumë e lumtur, shumë e kënaqur dhe të premton që, gjatë gjithë jetës, do ta kesh në krah dhe do të të ndihmojë. Unë e di se angazhimet dhe impenjimet e tua në punë janë të shumta, por mami do të të ndihmojë për të ta lehtësuar jetën dhe, ashtu siç të kam thënë edhe ballë për ballë, po të premtoj edhe tani përpara kamerës, se çdo të shtunë dhe të diel, mami do të të ndihmojë, do të ta mbajë vajzën, do të kujdesem për të dhe ti do të bësh jetën tënde, do të shijosh fundjavat e tua, ashtu siç ke bërë deri më tani. Lona të falënderoj shumë dhe të uroj që dhe ti të jesh aq e lumtur, aq e kënaqur dhe aq e plotësuar nga vajza jote, ashtu siç kam qenë edhe unë nga ty, gjatë gjithë jetës”, shprehet e ëma e Aulonës.

“Fatma, shpirt, qenka e vështirë të flasësh përmes kamerës. 8 vite bashkë, 8 vite shumë të lumtura, erdhi dhe momenti që neve të na vijë edhe ëngjëlli ynë, që në këtë moment është gjëja më e shtrenjtë që po presim. Por do jetë edhe gjë e bukur, pasi prej kohësh na thonin nëse ishim të martuar apo jo, si do të sillnim në jetë një fëmijë pa qenë të martuar. Ndoshta kemi bërë mirë që e kemi lënë deri tani, sepse kur të vijë momenti që një bukuroshe si ty të ngjitet në altar, me fustanin e bardhë, do të jenë dy të bukurit, siç e quan ti. Unë s’e pranoj por, do të jenë ata dy që do vijnë drejt teje dhe ndoshta do të jetë dita më e veçantë si për ty, për mua, por padyshim edhe për ëngjëllin tonë. Ti je gjithçka për mua. Jam shumë i lumtur që jam me ty. Të dua pafund”, deklaroi bashkëshorti i Fatmës.

 

/ Top Channel

loading...

KOMENTO