Dihet se raportimi i një lajmi tragjik nuk është aspak i këndshëm për gazetarët, të cilët sigurisht përvecse nuk shfaqin asnjë shenjë gëzimi, përjetojnë edhe dhimbje.
Por, duket se Saimir Tahiri e ka zbuluar sekretin për t’u kthyer lumturinë gazetarëve teksa ata bëjnë punën e tyre.
Kështu, Policia e Shtetit ka marrë me vete gazetarët e kronikës në një mision kundër drogës.
Gazetarët nuk mund të rrinin pa ndarë lumturinë e tyre në Facebook, madje e kanë cilësuar këtë si lumturinë që ua solli Ministria e Brendshme.
E kush tha se gazetaria nuk është një profesion i bukur?