Oret e fundit kengetarja shqiptare Miriam Cani ka prezantuar kanalin e saj ne platformen nderkombetare muzikore Vevo (MiriamCaniVevo). Lajmi eshte shume i rendesishem per tregun muzikor shqiptar dhe na ben te ndihemi krenar tek shohim perkrah kengetareve te famshem boteror edhe nje emer shqiptar tek klikojme per te degjuar muzike ne Youtube. Shume portale dhe rrjete sociale kane informuar publikun se kengetarja eshte artistja e pare shqiptare qe i bashkohet kesaj platforme, por ne fakt kemi te bejme me nje lajm jo te vertete.
Miriam Cani, sado eshte nje nga kengetaret me te mira qe ne kemi, nuk eshte e vetmja kengetare shqiptare prezente ne kete platforme. Prej gati dy vitesh kengetari Ardit Cuni eshte pjese e platformes Vevo dhe zoteron statusin si kengetari i pare shqiptar me nje profil zyrtar. Mjafton te besh nje kerkim te thjeshte ne kete platforme si dhe ne Youtube per te konfirmuar ate cfare eshte nje fakt. Per te disaten here mediat e shkruara dhe rrjetet sociale kane keq informuar publikun me lajme qe mund te jene sensacionale por aspak te verteta.
Ky eshte kanali zyrtar i Ardit Cuni ne Youtube mundesuar nga platforma Vevo ku mund te gjeni edhe dy kenget e tij: https://www.youtube.com/ArditCuniVEVO
Vete platforma VEVO ne faqen zyrtare ne facebook kohe me pare ka publikuar nje status qe konfirmon zyrtarisht Ardit Cunin si artisti i pare shqiptar pjese e kesaj platforme.
Info Media Albania i uron suksese Miriam Canit si kengetarja e pare shqiptare femer qe i bashkohet kesaj platforme dhe shpresojme qe qe emra te tjere te njohur te muzikes tone ti bashkohen platformes nderkombetare Vevo.