Miss Piggy është protagonistja e spotit të ri të serialit comedy me personazhet e njohur The Muppets, që ka mbërritur midseason final, pas të cilit do të pësoj ndryshime për shkak të largimit të showrunner-it Bob Kushell nga produksioni.
ABC vazhdon të me këmbngulje ta mbaj gjallë serialin, i cili debutoi me 9 milion spektatorë dhe në episodin e katërt zbriti me katër. Për këtë arsye, rrjeti ka realizuar një spot humoristik me Miss Piggy dhe Kermit tek sjellin parodinë e këngës hit të Adele, Hello. Rezultati ka qënë vërtetë fantastik! Apo jo?