Gazetarja dhe ish-moderatorja e lajmeve ne Top Channel, Monika Stafa, njëherazi edhe publiciste ka nxjerrë në vitrinat e librit botimin më të ri të sajin.
Mendimet e hedhura në këtë volum, shkruar nga një gazetare veterane dhe tashmë një zë autoritar në një institucion publik, janë bazuar në përballjet e saj të para me ngjarje inkurajuese ashtu edhe tragjike. Ato përfshijnë ngjarje të njerëzve vërtet të mirë të cilët i kanë triumfuar korrupsionit apo qëllimit dashakeq në nivel lokal, kombëtar apo global.
Më poshtë gjendet edhe parathenia e KOD shkruar nga Prof. Dr. Roy Alden Atwood mbi vëllimin e dytë të publicistikës të ardhur nga Monika Shoshori Stafa.
“Imagjinoni një moment tek shihni një dokumentar të jetës suaj i cili po portretizon mënyrën se si ju shohin të tjerët ju. A do ishit kurioz të dinit se si do tëtëpërshkruante ty familja jote, miqtë apo armiqtë e tu nëse ata do të tregoheshin të sinqertë deri në fund në përshkrimin e tyre? Cilat janëato veprime apo sjellje të cilat do të përmblidhnin më mirë “të vërtetën” mbity ? Një buzëqeshje e ngrohtë apo disa fjalë tëashpra të thëna memllef?Nëse maska që fsheh mendimet e tua sekrete dhe ajo cka ti mendon për veten do të zhdukej, për të zbuluar gjithëtë vërtetën tënde më pas me tëtëra të metat, do e dëshiroje ta shihje këtëdokumentar të jetës tënde për t’ia servirur më tej një publiku të jashtëm?
Ti ndoshta mund të mos jesh gazetar, e megjithëkëtëti e shkruan historinë e jetës tënde përpara të gjithëve, cdo ditë, cdo orë e cdo minutë. Emri që ti krijon me aktivitetin tënd profesional dhe social mbetet një punë e vazhdueshme në progres. Historia jote, e parë ftohtë, si të cilësojnëpamjet e së përditshmes rutinë, ashtu tëpapërpunuara nga ata që ju rrethojnë; si një shenjtore apo si një shejtane apo dhe si një përzierje komplekse mes virtytit dhe vesit, është pikërisht ajo që peshon tek vaniteti i njerzve me nivel mesatar. Por e vërteta është që ne i shkruajmëvetëhistoritë e jetëve tona, herë padashur e herë me dashje por nga ana tjetër mbetemipo aq dhe dëshmitarë të jetës së të tjerëve. Kjo arrihet më së shumti kur hyjmë në bashkëbisedim me familjarët tanë, me fëmijët, me kolegët por qoftë dhe me rivalët tanë qëna rrethojnë. Të gjitha këto sjellje, të vogla apo tëmëdha, të dukshme apo të padukshme, janë të dokumentuara pothuaj në të gjitha kujtimet e atyre që ecin cdo ditë nëpër shtigjet tona. Por pyetja themelore që ngremë në fund të ditës është kjo: A do të duhet tëjesh krenar ti dhe familja jote për njeriun që ke jetuar gjatë ditës në shfaqjen e filmit “Një Dokumentar Për Ty”? A mendon se historia jote personale do të jetë një film – komedi apo s’ka më keq akoma,një film- tragjedi?
Nëse do të jemi të ndershëm, do të duhet të themi se një nga arsyet që gazetarët jo pak herë na irritojnë është se shpesh ata luajnë me zjarrin ndërsa tregojnë histori mbi jetën e të tjerëve, duke i filmuar ata dhe më pas duke i shfaqur në public. Dhe kështu, është e pashmangshme kur gazetarë të talentuar gjatë punës së tyre shfaqin disa detaje sensitive në mospërputhje me normat dhe rregullat që rregullojnëshoqërinë tonë. Kështu ata mund të shtrembërojnë realitetin në cështje të caktuara gjatë rrëfimit të historisë të cilët ata kanë përgatitur. E kjo vjen për shkak të mangësive të tyre në njohuri, paragjykimeve, mendimeve që luhen në nënvetdije apo kulturës së tyre të kufizuar, por dhe shërbimeve gjithashtu. Por në të gjithë këtë betejë, ata rrallëherë mund ta humbasin thelbin e gjësë. E vërteta është se gazetarët shpesh tregojnë histori që ne ndoshta nuk duam t’i dëgjojmë, jo sepse ato janë të lajme të rreme apo të shtrembëruara, por sepse ato zbulojnë të vërtetat e shëmtuara për ne dhe për botën që na rrethon, të cilën nuk kemi aspak dëshirën ta shohim nën dritën e diellit. Më së shumti zbulimet e tyre të së vërtetës na lëndojnë. Por edhe në këtë rast, fatmirësisht ata vazhdojnë të ndërtojnë histori, të përgatisin lajme dhe të shkojnë tek problemi/ shqetësimi sepsenë fund fare duhet të kuptojmë se falsiteti dhe padijambeten më shumë tërrezikshme për publikun nëse do të bënin të kundërtën.
Lajmet janë quajtur “versioni i parë i asaj cka i përafrohet ngjarjesnë thellësi” por ngjarjet që në fakt tregojnë gazetarët, mbi të gjitha janë histori që i përafrohen versionit të dokumentarëve personalë të jetëve tona. Ato ofrojnë një paraqitje të shkurtër të vetes sonë në komunitet. Disa gazetarë janë rrëfyes më të mirë të ndodhive, ndërsa disa të tjerëjo dhe aq. Njëkolegu im, editorialist i njohur, shkonte më përtej; ka nga ata thoshte ai, të cilët janëmadje dhe “vrasës të trajnuar karakteresh”,tek përshkruante profesionin e gazetarit. Por zakonisht,shumica prej nesh, vecanërisht ata që punojnë në sferën publike, pengohen nga plagët e vet-shkaktuara, duke u ankuar me hidhërim kur një reporter me iniciativë vë në dukje marrëzinë tonë. Ndonjëherë gazetarët shfaqin zakone apo dobësi të rrezikshme të cilat kultivohen në mënyrë të pavetëdijshme dhe zbulimi i tyre na shkakton,ne dhe komuniteteve tona dëme e po aq dhe vuajtje. Në raste të tilla, ndrojtja personale është një cmim i vogël që duhet paguar për të shpëtuar publikun nga trauma e vërtetë. Në këtë rast, mirënjohja dhe nderimi vjen për ata reporterë të cilët kanë rrezikuar shumë për tëna e kursyer shfaqjen e disa ngjarjeve që do të shkaktonin dhimbje dhe mërzi. Gazetarët, të mire a jo qofshin, na rikujtojnë cdo ditë se si historitë që ata prodhojnëndikojnë nëbotën që ne ndajmë së bashku apo jetët që prekim për mirë apo për keq.
Mendimet e hedhura në këtë volum, shkruar nga një gazetare veterane dhe tashmë një zë autoritar në një institucion publik, janë bazuar në përballjet e saj të para me ngjarje inkurajuese ashtu edhe tragjike. Ato përfshijnë ngjarje të njerëzve vërtet të mirë të cilët i kanë triumfuar korrupsionit apo qëllimit dashakeq në nivel lokal, kombëtar apo global. Dhe po aqedhe ngjarjeveqë kanë prodhuar të tjerë, ata të këqinjtë, egoizmi dhe etja për para e pushtet e të cilëve ka triumfuar mbi të mirën publike. Në libër gjenden këto dy kategori njerëzish tepër të rëndësishme për realitetin tonë. Kategoria e parë na ngushëllon dhe na jep siguri se një botë më e mirë mund të ekzistojë; ndërsa e dyta na frymëzon për të punuar më shumë dhe të tregohemi pak më të zgjuar për t’ia dalë më mirë herës tjetër.
Problemet me të cilat përballet Shqipëria, Evropa dhe komuniteti global sot janë të frikshme. Duke ju përgjigjur asaj të keqeje të madhe që bota hera – herës i trembet dhe është e prekshme për të gjithë, si korrupsioni në komunitet, në qeveri apo edhe institucionet tonapublike;del detyrë nga ata të cilët frymëzojnë histori tëkërkohet një ringjallje e ndershmërisë dhe integritetit personal, e rrallë shumë në ditët tona. Por për t’ia nisur kësaj, ne fillimisht duhet të njohim të keqen e vërtetë dhe të pranojmë se viktima e parë në këtëluftë të përbotshme është e vërteta. Beteja fillon atëherë kur nemundohemi t’i themi vetes, se korrupsioni nuk është “ndonjë mëkat i madh”, gënjeshtrat janë “lojëra fjalësh” dhe asgjë më shumëe se dehja ështëjo më shumëse “kur pi pak më tepër”. Këto janë dhe të pavërtetat e para të cilat i marrim si të vogla. Më pas vjen një rrugëtim betejash mes vetespër t’iu përshtatur të keqes dhe të shëmtuarës. Dhe kjo është lufta më e vështirë që njeriu ndërton me jetën e tij. Ndaj ne duhet ta ndajmë të bërit kompromis dhe të bërit keq me atë cfarë duam të ndërtojmë në të përditshmen tonë. Të quajmë të mirën “të mirë” dhe të keqen “të keqe” duke përdorur emrat e tyre të vërtetë. Dhe për t’i adresuar cështjet e vështira të jetës dhe problemet me lirinë që ne hasim sot, gazetarët kanë një përgjegjësi sociale vendimtare për të rrëfyer ngjarjet e jetëve tona në mënyrë të drejtë dhe të pastër. Ndoshta edhe mund të mos na pëlqejë kjo gjë, por e kundërta do të thotë t’i hapësh vend asaj që na skllavëron e na shkatërron.
Për të qenë i qartë, ngjarjet në këtë volum nuk janë vetëm ese filozofike apo teologjike.Ato na sfidojnë për të reflektuar më shumëndaj mendimeve dhe prioriteteve tona më të thella rreth historivetë ndryshme që ne duam të shkruajmë për veten tone, si dhe ndaj standardeve përmes të cilave ne gjykojmë të tjerët. Historitë e shkruara në këtë libër kërkojnë të na tregojnë mbi atëse cfarë lloj njërëzish duam të bëhemi.
Që nga fundi i gënjeshtrës së madhe që propagandoi periudha e komunizmit dhe fillimit të një periudhe të re të dhunës radikale të Islamit, si do të mundemi të gjejmë një identitet koherent kombëtar dhe një gjuhë të përbashkët për t’u angazhuar në një marrëdhënie sociale e civileqë ruan paqen, harmoninë dhe qytetërimin tonë? Një mudnësi e mirë për t’ianisur do të ishte leximi i ngjarjeve të vërteta të shkruara me ndershmëri e mirësu, si këto që do të lexoni në këtë libër.
Kur qytetërimet e lashta e kuptuan se rregullat dhe ligjet që qeverisnin, nëpërmjet traditave të tyre të pashkruara, duhej të ishin më të qëndrueshme apo të fiksoheshin diku (ashtu si Elizabeth Eisensteine shpjegon në librin e saj të mrekullueshëm “Revolucioni i Shtypit në Evropën Post Moderne), autoritetet filluan t’i shkruanin këto tradita të pashkruara dhe t’i kodifikonin ato. Kështu filloi tradita e të quajturit “Kode” e atyre rregullave ligjore apo morale dhe e standardeve të shkruara për të jetuar “për një botë më të mirë”.Kodet, rregullat dhe normat etike u shndërruan në pika kyce të marrëdhënieve njerëzore, ashtu si dhe yjet, të cilat udhëheqin sjelljen tonë pozitivisht dhe negativisht, në shoqëri dhe në politikë. Marrja dhe fuqizimi i këtyre rregullave apo ligjeve, ka qenë gjithmonë, një prej sfidave më të mëdha të jetës publike. Por në epokën post-moderne apo post-komuniste, sfidat ishin edhe më të mëdha. Vendosja e rregullave apo miratimi i ligjeve nuk ka qenë asnjëherë e lehtë apo thjesht njëgjë e bukur. Dhe as që duhet të jetë kështu, ashtu si edhe Otto von Bismarck, thumbonte ndonjëherë me shprehjen se “Ligjet janë si salcicet; është më mirë mos t’i shohesh se si ato bëhen”. Një gjë nuk duhet të harrojmë; se procesi rraskapitës i të shkruajturit të kodeve morale apo ligjore të cilat i shërbejnëprogresit të brezave të ardhshëm duhet të jetë i ngadalshëm dhe i diskutueshëm nga shumë palëpasi liria personale apo civile, standardet profesionale, mirëqënia e përgjithshme, rregullat sociale, stabiliteti politik dhe siguria kombëtare, etj., mund të vihen në rrezik. Ai është sigurisht një proces i vështirë, tepër i lodhshëm sepse nuk është aspak e lehtë të hartohen ligje të mira, e akoma më shumë e pamundur është t’i interpretosh apo t’i zbatosh ato lehtësisht. Pasojat negative, të abuzimeve mbi ligjet apo kodet që rregullojnë shoqërinëjanë të rënda. Procesi i kodifikimit apo ligjbërja në republika të qendrueshme dhe demokratike ka qenë historikisht mjaft rigoroze dhe e disiplinuar. Për cdo profesion, shoqëri, apo komb, rreziku do të ishte shumë ilartë nëse do të ndërmerreshin hapa të gabuara në hartimin e tyre.
Të gjitha sferat e aktivitetit njerëzor si bujqësia, edukimi arsimor, arti, shkenca, media, mjekësia, inxhinieria, ekonomia, politika, mirëqeverisjes, feja, politikbërja, etj., kanë zhvilluar kode për sjelljen, rregulla për një vijëmësi progresive, etj., si këto. Por nuk duhet ta heqim nga mendja se asnjë prej këtyre rregullave nuk mund të jetë absolute. Kjo pasi rregullat e një sektori nuk mund të jenë normative për sektorë tëtjerë. Sidomos nëse mendojmë se ato në të shumtën e herës kanë arritur deri atje sa kanëshkaktuar disa nga tragjeditë më të mëdha të historisë botërore. P. sh., totalitarizmi është njësystem në të cilin shteti ushtron autoritet deri në familje, në arsim, ekonomi e madje edhe në besimin fetar. Ndërsa teokracizmiështë një tjetër sistem në të cilin institucionet fetare marrinnë dorë autoritetin që me të drejtë i takon familjes, shkollës, ekonomisë apo dhe shtetit. Ndonjëherë ligjvënësit tregohen praktik në hartimin e normave ligjore pasi ata shqetësohen më shumë të favorizojnë sferat që do t’ushërbejnë jetës së tyre publike dhe private, (p. sh., Marksi për ekonominë; Makiaveli për politikën).Por ky lloj prakticiteti është gjithmonë katastrofik për kulturën. Sepse nëse kodet tona të sjelljes dhe rregullat/ parimet në sfera të vecanta të veprimtarisë njerëzore nuk janë absolute atëherë cfarë kodi ligjor apo moral mund të na udhëheqë, në mënyrë që shoqëria jonë të qëndrojë ebashkuar ?
Ndaj historikisht, sfida më e madhe e ligjvënies apo kodifikimit ligjor është përgjigjja e pyetjes më të rëndësishme që ka ngritur gjithëherët njerëzimi: “Nga cili standard duhet t’ia nisim ?”
Standardi që udhëheq jetën tonë dhe orienton të gjitha sferat e aktiviteteve tona, ndoshta është përmbledhur në mënyrë të përshtatshme në këtë histori si më poshtë:
Një pastor i krishterë në Kinë me emrin Roja Nee, njëherë tregonte se si një fermer,I kish kërkuarndihmë rreth një situate në të cilën ai ishte gjendur.Pastori tregonte se fermeri ankohej për një fqinj të tij i cili padrejtësisht i merrte ujin nga orizorja e tij fshehtas për të ushqyer parcelën e tij me orizore. Cdo mëngjes ai zgjohej herët dhe ujiste arën e tij. Por pas disa ditësh zbuloi se toka e tij thahej më shpejt sesa ai e kishte parashikuar. Pas një pritje të mendueshme fermeri zbuloi se si një fqinj i tij që kishte një orizore si ai, i merrte ujin fshehtazi për të ujitur parcelën e tij. Nisur nga kjo, ishte krijuar një situatë komplekse dhe fermeri i krishterë pyeti pastorin se cfarë duhet të bënte;a duhet ta raportonte në polici këtë rast, duke qenë se ishte e qartë që fqinji po thyente ligjin? Apo duhet t’i kërkonte fqinjit në heshtje, një pjesë të grurit në kohën e korrjes ? Në fund të fundit, uji ishte i tij dhe me të fqinji kishte rritur të korrat e veta. Pasi u mendua për pak, pastori Nee u përgjigj se asnjë nga këto përgjigje nuk do të ishte zgjidhja e duhur për të. Si një i krishter i devotshëm, ai u përgjigj se fermeri duhej të sillej duke u bazuar në përmbledhjen e ligjit biblik: -të duash Zotin dhe fqinjin tënd ashtu si ti do veten tënde. Sipas Jezusit, këto janë dy bazat ku qëndron ligji dhe profetët. Pastori më tej, i tha fermerit, të ngrihej më herët se normalisht ditën tjetër dhe të ujiste tokën e fqinjit përpara se të ujiste të tijën dhe këtë ta bënte në heshtje. Fermeri e ndoqi porosinë e pastorit të krishterë dhe ashtu bëri. Pas disa ditësh tek ndiqte fqinjin e vet duke ujitur,icuditur, fqinji iu afrua fermerit të krishterë. Ai iu drejtua me tillë pyetje fqinjit të tij të urtë: “Unë ju mora ujin fshehurazi. Dhe ti këtë e di mirë si dhe unë. Atëherë përse kjo sjellje ? Unë nuk e meritoj atë.” Fermeri i krishterë i shpjegoi se si edhe Krishti e kishte dashur dhe kishte vdekur për të, edhe pse ai ishte një mëkatar dhe kishte vjedhur ujin e tij. Kështu që, shjegoi më tej fermeri, edhe ai nuk mund të bënte më pak. Fqinji teksa e dëgjonte uli kokën i turpëruar dhe vendosi të kthehej në të krishter. Dhe që nga ajo ditëata u bënëfqinj të mirë dhe mbetën miq të përjetshëm.
Ligji universal i dashurisë, kur gatishmëria për t’u bërë mirë të tjerëve edhe nëse ata kanë gabuar me ne, ilustrohet shumë bukur në këtë rrëfim të mësipërm. Sepse më shumë se kaq, ligji i dashurisë është i vetmi standard që ka një zbatueshmëri universale në të gjitha sferat e jetës. Ashtu si fermeri, edhe ne kemi të drejtattona ligjore të cilat mund t’i pretendojmë kur të tjerët na dëmtojnë. Ne kemi të drejten morale, për t’ia kthyer me të njëjtën monedhë atyre që na kanë trajtuar keq. Por, kërkimi i këtyre të drejtave apo kompensimi i të keqes me të keqe, sjell krijjimin e një kulture të ftohtë dhe të ashpër dhe një fqinjësi të mbushur me urrejtje. Këto kthehen më pas në kultura shekullore duke u “legalizuar” ngadalë deri në honet e thella të urrejtjes mes popujve e besimeve. A s’më thoni kush nga ju do e dontë këtë lloj tradite ? Jam I bindur se asnjë nuk do ta dëshironte ta bënte të vetën.
Trajtimi i të tjerëve me dhembshuri, respekt, integritet dhe dashuri do të duhej të triumfonte nëshumicën e kohës mbi kalbëzimin, coroditjen dhe korruptimin me të cilat ne përballemi në të gjitha sferat e jetës. Mos harroni, dokumentari i jetës sonë nis e mbyllet pikërisht nga këto vlera e këto cilësi. Ai dokumentar që në të vërtetë do të duam t’ia tregojmë vetes, fëmijëve tanë, nipërve po aq dhe stërnipërve tanë. Le t’i referohemi ngjarjeve të këtij libri, të shkruara me një mirësi genuine për të filluar nesër një ditë më të mirë për veten, me të cilën stër-stër- nipërat e Shqipërisë të krenohen para fëmijëve të tyre, dhe fëmijëve të fëmijëve të tyre.”