MTV Germany me transmetim falas në live stream

Kompania mediatike amerikane Viacom ka filluar transmetimin e versionit gjerman të MTV falas në live-stream në internet.

Shërbimi OTT është i aksesueshëm në website-in www.mtv.de/live dhe vjen me rastin e 20 vjetorit të MTV Germany. Kanali i cili filloi transmetimin në 7 Mars 1997, si i pari kanal tv nga 18 versionet rajonale të MTV prezent në Europë.

Ndër programet e para të transmetuara në Gjermani përmendim Select MTV, MTV Hot, MTV In Touch dhe MTV Hitlist Germany.

Transmetimi në live streaming i MTV Germany mund të ndiqet edhe nga Shqipëria, mjafton të aksesoni në adresën zyrtare të kanalit mtv.de.