Universal Pictures ka publikuar sot trailer-in e parë të plotë të Mumja, reboot i filmit të ri nga Alex Kurtzman.

Ngjarja është e ambientuar në ditët tona: Tom Cruise interpreton një ish ushtar të forcave speciale dhe Annabelle Wallis në rolin e një shkencëtare. Sofia Boutella interpreton Mumjen, ndërsa për Jake Johnson është krijuar një rol apostafat, si një anëtar i ushtrisë. Russell Crowe interpreton Dr. Henry Jekyll.

Skenari është shkruar nga Jon Spaihts, Kurtzman do të jetë edhe producent sëbashku me Chris Morgan dhe Sean Daniel. Producent ekzekutiv do të jetë Bobby Cohen. Premiera është vendosur për datën 9 qershor 2017.

loading...

KOMENTO