Lionsgate ka publikuar teaser trailer-in e My Little Pony, filmi që do të sjellë më në fund në ekranin e madh kafshët e dashura me krahë që u shfaqen për herë të parë në vitin 1981, në formën e lodrave të markës Hasbro dhe që më pas u bënë protagonistët e serialit televiziv me të njëjtin titull My Little Pony Tales, për të ndryshur emër në 2010 si My Little Pony – Miqësia magjike.

Filmi My Little Pony, që pritet të ketë premierën në datë 6 tetor, tregon se si një forcë e errët po kërcënon Ponyville dhe detyron Mane 6 – Twilight Sparkle, Applejack, Rainbow Dash, Pinkie Pie, Fluttershy dhe Rarity – të ndërmarrin një udhëtim përtej Equestria.
Personazhet do të interpretohen nga zvrat e artistëve të njohur ndërkombëtar, si Emily Blunt, Zoe Saldana, Michael Peña, Liev Schreiber, Kristin Chenoweth, Sia dhe Taye Diggs.

loading...

KOMENTO