NBC Universal blen 25% të aksioneve të Euronews

Transmetuesi amerikan NBC Universal ka blerë 25% të aksioneve të të televizionit me qendër në Lyons, Euronews për 30 milion $30.

Bisedimet midis dy kompanive televizive u raportuan që në nëntorin e kaluar nga Reuters ku bëhej e ditur se marrëveshja do të mbyllej mbrenda vitit.

Deborah Turness, presidentja amerikane e NBC News, do të marrë drejtimin e kanalit all news. Synimi i NBC është konkurimi me rivalin ndërkombëtar CNN.

Lajmi vjen në të njëjtën ditë që Komisioni Evropian ka nënshkruar një marrëveshje katër-vjeçare për të vazhduar financimin e kanalit nga viti 2018 deri në 2022. Euronews do të përfitojë një shumë prej 25 milionë € financim vjetor nga BE.

Media Globe Networks, kompania në pronësi të Egyptian Sawaris Family dhe në administrim nga Naguib Sawaris, zotëron 53% të aksioneve të Euronews, ndërsa 47% e aksioneve të Euronews zotërohet nga aksionerët e nohur tashmë, 21 televizionet publike dhe tre autoritetet lokale.