Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare aktorja, Liza Laska

Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare aktorja shqiptare Liza Laska.

Aktorja 88-vjeçare u lind më 6 shkurt 1926 në qytetin e Vlorës. Ajo mbante titullin “ Artiste e Merituar”.

Në karrierën e saj shënohen mbi 22 filma dhe rreth 100 role në teatër.

Ndër filmat e saj më të njohur mund të përmenden “Liri a vdekje”; “Lulëkuqet mbi mure”; “Dimri i fundit”; “Shtigje lufte”; “Malet me blerim mbuluar”, etj.

Homazhet për aktoren Liza Laska do të mbahen paraditen e së hënës, në orën 12:00, në teatrin “Petro Marko”në Vlorë.

Burimi | TV Klan

KOMENTO