Ndërron jetë aktori i mirënjohur i “Home Alone”

Të gjithë e kemi parë qoftë edhe njëherë të vetme, serinë e filmave “Home Alone” apo siç e njohim ndryshe në shqip “I Vetëm Në Shtëpi”. Shpesh në fundvit, për shkak të atmosferës për krishtlindje që përcjell dhe gjatë muajve të vitit kur kanale të ndryshme e transmetojnë si pjesë e programit normal të tyre. Sot raportohet se një prej aktorëve kryesor të filmit, ka ndërruar jetë.

Fjala është për babain e Kevin, i njohur në film si Peter McCallister aktori John Heard është gjetur i vdekur në ambientet e një hoteli Palo Alto, California në moshën 72 vjeçare. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ai është gjetur nga shërbimi i mirëmbajtëseve të hotelit, të cilat gjatë pastrimit rutinë kanë gjetur të vdekur aktorin në fjalë.

Ndërkohë, vdekja ende mbetet ende mister dhe aktualisht është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse./IMALBANIA.COM/

loading...

KOMENTO