Ndërron jetë Paolo Villagio, Italia vajton sot Fantozzin

Ditën e sotme mbarë kinematografia italiane është në mort. Një prej aktorëve më të shquar të Italisë dhe ndër fytyrat më të spikatura të ekranit italian, Paolo Villagio ka ndërruar jetë.

Ka qënë e bija e tij, e cila i ka njoftuar të gjithë ndjekësit nëpërmjet Facebook për ndarjen nga jeta të babait të saj në moshën 84 vjeçare.

Paolo Villagio njihet në mbarë europën por edhe jo vetëm, për rolin e tjj të famshëm si personazh i Fantozzit, një prej emrave më komikë dhe të ndjekur të kinemasë italiane.

 

loading...

KOMENTO