Në maj nis transmetimet kanali i parë FTA i Sony Pictures Television

Sony Pictures Television Networks (SPTN) ka lajmëruar nisjen e transmetimit në Itali të Pop, kanali televiziv dedikuar fëmijëve dhe i pari kanal free-to-air i kompanisë në shtetin fqinj. Kanali i ri i SPTN do të nis transmetimin të enjten 4 maj dhe do të zvendësoj Neko Tv (LCN 45), i blerë nga Television Broadcasting System, me brand-in Pop.

Lexo edhe : Sony hyn në tregun televiziv Free-To-Air në Itali

Pop është një kanal që ka njohur një sukses të jashtëzakonshëm në Mretërinë e Bashkuar që nga nisja e transmetimeve në vitin 2003 dhe është kanali komercial numër 1 në UK.

Kanali transmeton disa nga programet më të njohura si Power Rangers, Transformers dhe Kuu Kuu Harajuku. Kanali i drejtohet target moshës së fëmijëve nga 6 deri 9 vjeç dhe parashikon të arrijë suksesin dhe audiencën e suksesit britanik.

 

KOMENTO