Netflix shtrihet në 130 vende të reja te botës, i pranishëm edhe në Shqipëri

Gjigandi i amerikan i video streamin on-demand Netflix tashmë edhe në Shqipëri.

Për ata që pak e njohin Netflix është një platformë online nëpërmjet së cilës abonentët kundrejt pajtimit mujor mund të shikojnë kudo dhe kurdo përmbajtje ku përfshihen filmat, serialet, shfaqjet dhe produksione origjinale. I themeluar në vitin 1997 në Los Gatos, Kaliforni kompania do të ofronte për herë të parë shërbimet e saj on-demand në vitin 1999 dhe numëron deri më sot më shumë se 69 million abonentë në 190 vende të botës, duke u renditur si kompania më e sukseshme e këtij sektori.

I pranishëm në Consumer Electronic Show në Las Vegas, në konferencën e tij Netflix është fokusuar kryesisht në planin e zgjerimit të shërbimeve në 12 muajt e ardhshëm, e cila do të orientohet kryesisht në tregjet Azitike dhe të Evropës Lindore. Me këtë rast nëpërmjet një komunikate për shtyp kolosi amerikan ka zyrtarizuar shtrirjen në 130 shtete të reja, duke u bërë kështu pothuajse i disponueshëm në të gjithë botën. Midis këtyre shteteve është edhe Shqipëria, nga ku çdo kush mund të shijojë programet e Netflix duke u abonuar në një nga tre planet mujore që fillojnë nga 7.99 Euro në muaj. Për abonentët e rinj muaji i parë është falas. Për tu njohur me më shumë detaje ju ftojmë vizitoni web-in zyrtar https://www.netflix.com/al/

loading...

KOMENTO