Me hyrjen e vitit të ri rikthehet edhe rubrika e parë e Copy | Paste. Këte herë në shënjestër të misionit tonë për të denoncuar hapur kopjet e medias vendase nga mediat e huaja, është përsëri televizioni News 24.

Pas skenografisë së edicionit të lajmeve dhe siglës grafike këtë herë projektuesi grafik i këtij televizioni nuk ka nguruar të marrë frymëzim dhe të kopjojë videon promocionale për urimin e festave të fundvitit të kanalit satelitor italian Sky Sport HD, pjesë e platformës Sky Italia.

Sigla e Sky Sport HD është përdorur si kartolinë urimi për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2012, ndërsa video e News 24 është përdorur këtë vit dhe mund të shihen qartë ngjashmëritë midis dy materialeve. Ne të dy videot kemi prezent disa nga figurat më të rëndësishme të dy kanaleve respektive të cilët luajnë me yjet e kristalta, simbole të festave të fundvitit. Ndryshimet e vetme janë disi ngjyrat dhe disa detaje të vogla por ideja dhe konceptimi i dy video kartolinave është i njëjtë.

Për ta mbyllur, shpresojmë që teleshikuesit e këtij televizioni të mos zhgenjehen teksa kanë pelqyer urimin pa menduar se ishte thjesht një Copy | Paste i rradhës.

KOMENTO