Nga 3 tetori në Top Channel nis kërkimi i The Voice of Albania 4!

Formati i suksesshëm, talent show The Voice of Albania, tashmë bëhet gati për edicionin e katërt dhe data e nisjes sipas burimeve tona të besueshme pranë TCH, është e premtja e 3 tetorit 2014! 

Edhe pse ende nuk është konfirmuar nga televizioni Top Channel, pritet që këto ditë të shfaqet në transmetim edhe promoja me datën zyrtare të nisjes.

Ashtu si në edicionet paraardhëse, edicioni i katërt do vijë në prezantimin Ledion Liços, i cili rikthehet plot energji pas prezantimit të Summer Fest gjatë sezonit veror.

Risia e padiskutueshme këtë vit është hyrja më e re në panelin e jurisë. Pas largimit të Aurela Gaçes, vëndin e saj do e zerë këngëtarja e suksesshme shqiptare Elsa Lila.

TOP-CHANNEL-The-Voice-of-Albania-Elsa-Lila

Përzgjedhja e Elsa Lilës mendohet të ndikojë ndjeshëm në shikueshmërinë e programit, duke pasur parasysh suksesin e saj në skenën shqiptare dhe atë italiane, por mbi të gjitha dashurinë që ajo ka ditur të përcjellë tek publiku në vite falë thjeshtësisë dhe karakterit të saj të veçantë.

loading...

KOMENTO