Nga sot Amazon Prime Video i disponueshëm në më shumë se 200 shtete në botë, midis tyre edhe Shqipëria

Amazon ka njoftuar se duke filluar nga sot shërbimi Amazon Prime Video është i disponueshëm për të gjithë klientët në më shumë se 200 shtete në botë.

Të gjithë tashmë do të kenë mundësinë të shohin serialet më të njohur të Amazon Original si The Grand Tour i Jeremy Clarkson, Richard Hammond dhe James May (seriali më i votuar për momentin në IMDb me një vlerësim global 9,4 me më shumë se 20.000 vota) dhe serialet e vlerësuara me shumë çmime si The Man in the High Castle, Hand of God, Red Oaks, The CollectionTransparent dhe Mozart in the Jungle, serialet për të rinj Gortimer Gibbon’s Life on Normal Street dhe Just Add Magic, serialet e animuar Tumble Leaf, Wishenpoof dhe Creative Galaxy, si dhe serialet The Path dhe Preacher, po ashtu titujt njohur si Seinfeld, Community, The Shield, Justified, Fear the Walking Dead, Flesh and Bone dhe The Night Shift.
Nuk mungojnë serialet e animuar si Diabolik Lovers, Magical Girl Lyrical NANOHA, The Great Passage, Brothers ConflictViVid Strike! e Young Black Jack, të gjithë në gjuhën origjinale japoneze me subtitra në gjuhën angleze, si dhe një katalog i pasur me filma ku bëjnë pjesë e tituj nga Bollywood.

Për t’u abonuar në Prime Video mjafton të klikoni PrimeVideo.com dhe të shikoni çdo gjë nëpërmjet një smartphone-i ose tablet Android dhe iOS, tablet Fire si dhe në disa modele televizorësh Smart TV të LG e Samsung. Muaji i parë i abonimit do të jetë falas.
Shërbimi i Amazon është i disponueshëm edhe për të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë, me një çmim promocional prej 2,99 € në muaj për gjashtë muajt e parë dhe më pas me 5,99 €.

 

 

loading...

KOMENTO