Nga sot Netflix ofron mundesinë e shkarkimit të filmave dhe serialeve

Pas një pritje të gjatë, Netflix, ka bërë të mundur për abonentët e tij shkarkimin e serialeve tv dhe filmave.
Për momentin mundësia për të parë titujt e juaj të preferuar ndërsa jeni offline është e limituar vetëm për një numër të caktuar.
Përsa i përket serialeve janë tëdisponueshëm projektet origjinale të prodhuara nga Netflix, si përshembull Stranger Things, Narcos dhe The Crown, si edhe shumë të tjera.

Ikona e Download është e dukshme grafikisht pranë titullit të një filmi ose episodeve të serialeve dhe vjen si opsion i ri i app-it të përditësuar, për të gjitha tipologjitë e abonimeve.

Netflix ka njoftuar se në të ardhmen do të pasurohet oferta për shikimin offline, duke i mundësuar atyre që gjenden në zona pa mbulim rrjeti aksesin e përmbajtjeve në streaming.
File-t do të jenë të disponueshëm si në resolucionin standart dhe atë HD.

loading...

KOMENTO