Nga tetori teatri i TV Klan mirëpret talentet e “Gjeniu i Vogël”

Ndër të paktat formate dedikuar fëmijve në Shqipëri, Gjeniu i Vogël, do të ngrejë siparin në teatrin e TV Klan duke filluar nga muaji tetor me edicionin e gjashtë!

Audicionet e “Gjeniu i vogël 6” kanë filluar në muajin qershor. në skenën e Teatrit të Televizionit Klan.
Të shumtë kanë qenë fëmijët nga qytete të ndryshme të Shqipërisë që kanë marrë pjesë në audicionet e zhvilluara nën kujdesin e ideatorëve të këtij spektakli, Pandi e Bledi Laço dhe Adrian Hila, që edhe në këtë edicion do të zbulojnë zërat e ardhshëm të skenës shqiptare por edhe përçojnë përmes tyre krijmtarinë më të suksesshme botërore dhe shqiptare.

Përsa i përket prezantimit, mbetet ende për t’u konfirmuar nëse do ti besohet edhe këtë vit Rudina Magjistarit.

 

KOMENTO