Nik Xhelilaj protagonist në një serial të ri turk

Aktori Nik Xhelilaj tashmë do të jetë pjesë e cast-it të një seriali turk të prodhuar nga kompania Med Yapim i cili do të transmetohet në Star Tv.

Mësohet se në serial ai do të jetë krah aktores Özge Gürel, e cila tashmë është e njohur për publikun shqiptar me rolin e saj në “Stina e Qershive” të transmetuar më parë në Tring, tashmë edhe në ekranin e Vizion Plus.

Ndërkohë që ende nuk ka informacione mbi sinopsin e serialit, mësohet se ai do të titullohet “Dolunay”. Xhirimet e tij do të fillojnë gjatë verës, për të qënë gati për sezonin e ri televiziv. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që aktori Xhelilaj, bëhet pjesë e një prodhimi serialesh turk. Kujtojmë këtu se ai ka qënë pjesë e dy prodhimeve, Kayıp Şehir-Lost City më 2012 dhe Her Sevda Bir Veda më 2014./imalbania.com/

 

loading...

KOMENTO