Nisin aplikimet per The Voice of Albania 4

Talent Show me i ndjekur ne Shqiperi “The Voice of Albania” do te jete pjese e sezonit te ri televiziv me edicionin e katert. Top Channel ka rikonfirmuar formatin muzikor qe ne tre edicionet e para ka nxjerre talente, emra qe sot konkurrojne tregun muzikor shqiptar si Yll Limani, Venera Lumani, Marsela Cibukaj, Lindi Islami e shume te tjere. Nderkaq kane filluar aplikimet per t’u bere pjese e edicionit te katert, duke plotesuar fomularin online ne website-in zyrtar (http://top-channel.tv/thevoice/apliko.php). Nese mendoni se dini te kendoni bukur ky mund te jete treni i suksesit tuaj ndaj mos hezitoni te aplikoni.

The Voice of Albania   Top Channel

 

 

loading...

KOMENTO