Duket se çiftet e formuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother, nuk po rezistojnë pas daljes nga reality-show.
Pas Olsit dhe Fjorentinës, të cilët pak javë më parë lajmëruar ndarjen në rrjetet sociale, një tjetër çift i përfolur i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Bëhet fjalë për Donën dhe Musën, të cilët (fatkeqësisht) nuk do t’i shohim më bashkë si një çift.
Lajmin e ka dhënë Dona me një postim në Instastory, ku shkruan: “Sepse kaq ishte… Faleminderit të gjithëve për besimin. Ju falenderoj më zemër!”. Këtë e kanë konfirmuar edhe burime pranë dy ish-banorëve të cilët kanë treguar se çifti është ndarë.
Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’u themi Xheni e Bernardit dhe Danjelit e Fotinisë që mbahuni fort ju të paktën! /Blitz.al/