Një rol për Niko Pepaj në serialin Awkward!

Në pritjë të episodeve të mbetura të sezonit të katërt, që do të transmetohen së shpejti në MTV, cast-i i serialit Awkward do të pasurohet me një tjetër aktor Niko Pepaj. Djaloshi shqiptar i njohur si testimonial i disa markave ndërkombëtare si PacSun, Sketchers dhe Super Cuts ka recituar edhe më pare në filmin The Protector si dhe ka qënë pjesë e videos së Selena Gomez, “A Year Without Rain,” para se te luante rolin e Nico në My Super Psycho Sweet 16 Part 3.

Aktori do të jetë pjesë e disa episodeve si guest star në rolin e Sergio, një djalë i sigurt dhe gjakftohtë me të cilin Sadie (Molly Tarlov) do i duhet të punojë në një food truck.

Eksperienca e fundit televizive e Pepaj daton në vitin e kaluar, ne comedy-drama-n e ABC Family Bunheads.

 

loading...

KOMENTO