Një talent show shqiptar që pritet të debutojë në televizionin italian!

E ndërkohe që vazhdojnë audicionet itinerare në disa nga qytetet më të rëndësishme të Italisë, Agon Channel Italia ka bërë publik edhe disa nga formatet që do të mbulojnë programacionin në sezonin e ri televiziv italian.

Pa anash kaluar disa nga formatet reality që prekin tema nga fusha të ndryshme si sporti, humori apo aktrimi ajo që përbën risi për tregun mediatik italian por njëkosisht edhe një sukses për median shqiptare, është realizimi i versionit italian të formatit talent show, Amerikani i Pari në Lajme.

Agon-Channel-Amerikani-i-pari-ne-lajme-28-shkurt-2014-1-YouTube-818x450

Talent show, i cili në edicionin e parë sezonin e kaluar në Agon Channel, arriti të tërhiqte vëmendjen e publikut për risine që solli ne llojin e vet duke u bërë një nga programet më të ndjekur, do të debutojë në vendin fqinj në ekranin e Agon Channel Italia, si formati i parë i prodhuar në Shqipëri që realizohet në një vend tjetër. Edicioni i parë italian do të mbikqyret nga Alessio Vinci, i cili këto ditë është duke intervistuar aspirantët gazetarë italian në casting tour që po zhvillohet në Itali.

Po a do të ketë të njëtin impakt që pati në Shqipëri ky talent show edhe në Iali? Nese po cilët do të jenë gazetarët e ardhshëm që do të ulen në postet e redaksisë së lajmeve të Agon Channel Italia? Dhe me e rëndësishmja cilëet do të jene emrat e tre gjyqtarëve që do të vlerësojne talentin e tyre? Për të zbuluar më shumë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim dhe disa muaj për të mësuar më shumë.

loading...

KOMENTO