DELL, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të kompjuterave dhe pajisjeve elektronike, organizoi nëpërmjet Talenthouse, platformë e njohur për promovim punimesh artistiko-kreative, një konkurs ndërkombëtar për krijimin e 10 wallpaper-ave për linjën më të re të Laptop-ve DELL XPS të vitit 2016.
Në konkurs morën pjesë disa mijëra artistë nga e gjithë bota.
Juria e zgjedhur nga DELL për këtë konkurs përzgjodhi 10 fituesit.
Njëri prej tyre është Klajdi Qehaja, një ri shqiptar banues në Tiranë.
Fituesve, ashtu sikurse ishte e parashikuar edhe në rregulloren e konkursit, iu shpërndanë 10 çmime simbolike me nga 1000 $ secili, promovimi në disa platforma online dhe social media.
Ketu mund te vizitoni edhe punimet e tjera te Klajdit
Marre nga Dita