NRG Tv mund të rikthehet OnAir?  

Ishte viti 2004 kur nëpërmjet platformës satelitore Sat+ nisi transmetimet kanali muzikor i NRG Television. Pas një suksesi gjatë viteve 2000, kanali i cili përpos muzikës transmetonte disa formate të sjella në simultane me Nrg Radio, solli në tregun mediatik të asaj kohe alternativën e televizionit rinor për publikun shqiptar. Kjo falë edhe stafit të ri nga i cili drejtohej, emra si Andy Dj, Flori Mumajesi, Julka apo dhe shumë emra të tjerë që kontribuan në suksesin e kanalit.
Transmetimi i Nrg Tv do të mbyllej në vitin 2008, kur sipërmarrësit vendosën të shesin aksionet e tyre duke rezistuar këtyre ndryshimeve vetëm NrG Radio e cila vazhdon të mbetet një nga radiot më të dëgjuara në Shqipëri.

Por zhvillimi televiziv dhe procesi i digjitalizimit duket se do të ndez sërish sinjalin e këtij ekrani. Sipas burimeve të InfoMedia Albania, drejtuesit e radios po planifikojnë hapjen e një televizioni të ri me karakter semi gjeneralist që do të mbajë emrin e NRG TV. Po sipas këtij burimi, figurat e kryesore të këtij do të jenë emra mjaft të njohur të tregut mediatik. Sonila Meço është një nga emrat më të lakuar që pritet t’i rikthehet publikut nën logon e NRG. Megjithatë këto mbeten informacione ende të pakonfirmuara. 

Po ju si e shikoni rikthimin e kanalit, a i mungon tregut mediatik një tjetër media apo oferta aktuale e kanaleve tv e përmbush kërkesën e teleshikuesit?

loading...

KOMENTO