Nuk keni ç’të shihni këtë fundjavë? Ju japim një sugjerim!

Vera tashmë është afër dhe dalëngadalë gjithçka bëhet edhe më e ngadaltë. Për ata që kanë vendosur që këtë fundjavë ta kalojnë vetëm, ne kemi një sugjerim shumë të bukur! Mos mendoni se është ndonjë vend i bukur, apo nga ato telenovelat e stërgjatura turke dhe indiane. Po sikur të shihni një serial amerikan, i cili po thyen rekorde të audiencës dhe të gjithë fansat e serialeve mezi po presin sezonin e tij të dytë? Ky është sugjerimi ynë për serialin që patjetër duhet ta shihni duke filluar këtë fundjavë dhe ta mbaroni atë deri të Premten e ardhshme.

E kemi fjalën për një prodhim të Netflix, i cili ka dhe është duke thyer rekorde audience në mbarë botën: “13 Reason Why”, një adoptim i librit të Jay Asher i ardhur edhe në shqip me titullin “Trembëdhjetë Arsyet Pse”.

Kjo është një histori adoleshentësh në kulmin e gjimnazit, e ndërthurur me histori mjaft të komplikuara përfshirë këtu edhe romancën. Hannah Baker është një vajzë e cila e ndikuar nga demoralizimi i disa personave specifik në gjimnazin e vet vendos që të vrasi veten. Kjo ngjarje tronditi jo vetëm familjen e saj, por gjithashtu edhe shkollën ku ajo studionte.

Clay Jensen është shoku i saj i klasës i cili prej kohësh kishte rënë në dashuri me Hanën. Pas vdekjes së shoqes së tij, duke hyrë në shtëpi ai gjen një kasetë të rregjitsruar. I habitur, ai e merr atë duke filluar kështu edhe historinë e serialit. Në atë kasetë të rregjistruar është pikërisht Hannah e cila ka vendosur t’ia rrëfejë Clay, 13 Arsyet Pse ajo vendosi të vrasi veten.

I përbërë nga 14 episode me rreth 1 orë kohëzgjatje, seriali është tepër tërheqës dhe të fut në një botë tepër aktuale duke treguar gjithashtu edhe realitetin e adoeleshentëve të sotëm./imalbania.com/

 

loading...

KOMENTO