Tashmë që vera erdhi askush nuk mund të rri brenda në shtëpi apo jo? Temperaturat e larta i kanë hallakatur pothuajse të gjithë. Meqë është dhe fund muaji dhe po shpenzohen lekët e fundit të kursimeve pse nuk mendoni të argëtoheni diku madje me shpenzime shumë të vogla ose pa shpenzime fare? Ne ju japim një sugjerim shumë të thjeshtë!
Merrni çarçafin ose peshqirin e plazhit mblidh disa miq, merr një pije pse jo edhe disa kokoshka dhe drejtohu tek Parku Rinia në Tiranë. Aty do të gjeni një atmosferë mikpritëse përballë çarçafit të bardhë të kinemasë verore që KinoKlub ka menduar për ju gjatë muajve përvëlues të verës çdo të Enjte mbrëma.
Me promotor mediatik InfoMedia Albania, KinoKlub do të sjelli sonte filmin “Tirana Viti 0”, një prodhim shqiptar i vitit 2001 nga Fatmir Koçi.
Sinops
Pas ngjarjeve tragjike të vitit ’97, Niku 23 vjeçar jeton në Tiranë me të ëmën dhe të atin e sëmurë. I ndershëm dhe bujar, Niku është në kërkim të punës, por ndjen se është i rrethuar nga kaosi dhe vrasjet. Të gjithë që e rrethojnë flasin vetëm për braktisjen e vendit ashtu si edhe Klara, e dashura e tij, e cila ik në Paris. Vdekja e të atit i shkakton dhimbje; Klara kthehet për të kërkuar Nikun dhe të dy pushtohen nga ideja se mund të duhen vetëm në vendin e tyre.
Aktorët kryesorë: Nevin Meçaj, Ermela Teli, Rajmonda Bulku, Robert Ndrenika.
Ejani të shijojmë së bashku netët e hapura të kinemasë së vetme verore në kryeqytet!