Oktapod, nga shtatori 4 herë në javë!

Formati late-night talk show Oktapod, me ide dhe prezantim nga Turjan Hyska, rikthehet në ekranin e Vizion Plus.

Pas suksesit në sezonin e kaluar, ky format ndryshe nga sezoni i parë do të trasmetohet 4 herë në javë, nga e marta deri të premten pas orës 22:00, duke filluar nga muaji shtator.

Ndryshe nga “rrjedha e qetë” dhe e shtrirjes së argumenteve të një talk show, ky program sjell disa lloje intervistash të pa realizuara më parë në median shqiptare. Çdo I ftuar përfshihet në një situatë të caktuar duke shoqëruar intervistën me skenografi dhe efekte audio, për të marrë maksimumin prej tij. Oktapod thotë me zë të plotë, ngjarje a ndodhi, që përshpëriten në të përditshmen, por që nuk marrin vokacion publik, edhe për shkak të ndonje kompleksi tipik apo edhe frike.

loading...

KOMENTO