Gerald Qerimi eshte blogger/writer me i ri i portalit Info Media – Albania. Prej gati 1 vit ai eshte pjese e stafit tone duke i dhene nje kontribut shume te rendesishem IMAs. Si nje ndjekes i rregullt i reality show-t Big Brother ai ka vendosur te ndaje lexuesit opinionin e tij per 6 finalistet e ketij edicioni.
Mos e humbisni sonte Big Brother Albania 8 | Live Blogging me Gerald Qerimi
Personalisht medoj qe ky edicion i Big Brother ka qene nje nder edicionet me te nxehte te debatit dhe te ofendimeve duke kaluar dhe shkelur disa nga rregullat e etikes televizive. Finalistet e ketij edicioni jane me shume se sa e kisha parashikuar une dhe mund te them disa prej tyre jane rastesisht aty sepse loja devijoj ne shume situata te cilat prodhuan lajme dhe publiku i perqafoj. Ciftet e krijuara nuk me kane lene shijen e mire ne nje lloje menyre ndoshta edhe se njeri prej tyre u nda pa u lidhur sepse partneri doli nga loja. Kete vit prisja me shume romance nga çiftet qe u krijuan aty brenda. Finalistet jane teper te mire te gjithe persa i perket aspektit human por si lojtar disa prej tyre mua me jane dukur shume produkt ”Made in China”, ketu nuk dua t’i fuse te gjithe ne nje these. Personazhet e viteve te kaluara qe kane prekur finalen kane luftuar shume ne anen logjike ndersa ky sezon me shume mu duk si nje lufte se kush e kush te dukej me i forti duke treguar me mburrje aty brenda parametrat muskulor te tyre. Finalistet dua ti analizoj nje nga nje per sa i perket gjithmone lojes qe ata na kane ofruar permes ekranit pa gjykuar asnjerin si person.
Xhensila – Nje vajze “aristokrate” qe brenda asaj shtepie per mua nuk me ka lejuar ta zbuloj ende. Nje personazh I cili ne vetvete per publikun mbete ende enigmatik. Te Xhensila kam pare frike ne perballje me grupin, pra qe nenkupton qe çdo debat ajo e realizonte me vete me çdo banore, kjo gje per mendimin tim i ka ulur shume pike. Ne fillim me eshte dukur nje vajze inteligjente, se pertej asaj missi te bukur dhe ecjes me taka dinte te bente dicka me shume. Nje gje qe nuk me ka pelqyer te Xhensila eshte qe ne çdo lloj debati vetem bente moral, duke mos dhene mendimin e saj real por ate qe duhet thene per tu dukur me mire tek publik. Duke qene se ajo i njeh mire kamerat dhe di te terheqi vemendje nuk medoj qe ne finale e nje spektakli si Big Brother duhet te arrihet pa u lodhur fare. Ne momentin qe ajo e pa veten te rrezikuar krijoi lidhjen dhe beri arkitekten e disa skenanave te tipit ”si dushi me Fatjonin apo puthja me Veselin” duke kuriozuar me shume publikun se çfare do te bente edhe ne javet ne vazhdim. Me sa duket ja ka dal mbane dhe ka arritur ne finale me kete lloj strategjie. Une do doja te shihja me shume Xhensilen, ate vajzen e bukur ne rolin e nje femre me agresive qe di te behet edhe me nerva, te ngrej zerin atje ku duhet dhe jo vetem kur Fatjoni kendonte me Milenen apo i kerkonte ndihme Teas per lidhjen e byrzylykut. Une jam i zgenjyer nga personazhi ne loje qe perfaqesoj Xhesnila dhe per kete arsye ajo nuk duhet te ishte ne finalen e Big Brother sepse me shume se ajo kishte banore te tjere qe e meritonin.
Veseli – Nje djale qe di te sjell vemendjen rreth tij edhe me nje ”te kollitur”. Ai hyri me vone ne loje por trazoi ujrat brenda ne ate shtepi. Goditi ne disa pika ku ne te vertete levizi disa themele qe disa prej banoreve nuk do merrte rriske ti provonte. Pamja e tij dhe telenovela me Tean mendoj se ishte nje minus per te sepse e sfumoi ate ne loje duke e perqendruar me shume tek Tea. Nje finalist I merituar sepse ka rrezatuar pozitivitet por mbi te gjitha e ka zbukuruar ate shtepi. Nje djale teper i kulturuar edhe pse disa here duhet ta ngrinte zerin me shume seç duhej. Vesli i duhej finales dhe e shikoja finalist per keto cilesi qe permenda sepse me shume aty brenda duhet ta fitoj me reali.
Eleonora – E kame pare gjithmone lojtare teper te forte. Qe ne javet e para kam meduar dhe besuar forte qe kjo do jete nje nga finalistet dhe pretendentja kryesore per çmimin e madh. Nje karakter i forte i nje gruaje shqiptare qe jeten e saj per disa vite e ka kaluar vetem pa mbeshtetjen e nje mashkulli. Lojtare 100% e sakte pa asnje gabim. Ka luajtur guret aq sa duhet dhe siç duhen, gjithmone duke i mbeshtetur levizjet e saj me argumenta dhe fakte konkrete. Por disa gjera qe nuk me kane pelqeyer ne lojen e Eleonores eshte menyra e te menduarit gjerat me thelle seç duhej, fakt qe ka sjelle shterimin e energjis se saj deri diku dhe ezaurimin e qendrueshmerise. Nje lojtare qe i duhej ketyre lloj formatesh, aktive ne çdo situate per te mos humbur asnje sekonde nga ajo shtepi sepse cdo situate qe ndodhte ishte nje pike me shume per te. Eleonoren e kemi si lojtare por vetem kaq, ajo qe asaj sipas mendimit tim i ka ulur shume pike eshte ana njerzore qe doli pak ne pah ne situata kur shihej e nevojshme. Per kete gje ndoshta publiku mund ta ndeshkoj pa i çuar ne xhep çmimin e madh.
Fatjoni – Per Fatjonin nuk di nga t’ja filloj, per shkak te lojes qe ka bere aty brenda. Nje lojtar i forte por shume i forte vetem per kater javet e para. Me pas me eshte dukur sikur po e mbajne me force te mbyllur ne nje çmendi, ne nje bote qe nuk eshte e tija, ne nje bote ku nuk po rezistonte dot me. E vetmja menyre per t’ia dale ishte fjalori ofendues, dhuna verbale dhe psikologjike, ndoshta per disa veprime ai mund te shkonte deri ne dhune fizike. Jam munduar te shikoj anen pozitive te secilit banor. Tek Fatjoni ishte padyshim nje kembngules, sensi lutarak per te nisur dicka dhe per ta çuar deri ne fund. Por ajo qe nuk me ka pelqyer eshte egoizmi i tij, per shkelur cdo njeri dhe cdo gje per te plotesuar synimet e tija. Kjo gje i ka ulur shume po shume pike Fatjonit. Per sa i perket te qenurit ne finale, mendoj edhe duhej edhe nuk duhej, perse nuk duhej e thashe edhe me larte per nje loje jo te drejte qe ka bere, duhet te ishte sepse ka luftuar forte per te qene ketu por jo ne menyren e duhur dhe kjo gje e ben qe une ta heq nga lista si nje nder fituesit e mundshem
Alba – Alba eshte vajza qe ne ate shtepi ka bere shume dhe shpesh here e kam quajtur nje kameleon unik. Gjate gjithe kohes eshte gjendur nga nje debat ne nje tjeter, sa ne nje cep te shtepise ne nje tjeter. Energjia dhe sensi i humorit ate e kane karakterizuar pergjate ketij edicioni. Teper luftarake duke i’a dale mban ne cdo lloje situate. Lidhja me Diedonin, Albes i dha nje force akoma me te madhe duke pasur nje mbeshteje ne krah çdo gje per te nuk kishte limit. E vetmja gje qe e penalizon Alben mendoj se eshte toni i zerit edhe ekspresiviteti me teper se ç’duhet ne disa raste, por ne disa te tjera jane te nevojshme. Gjithsesi Alba mbetet gjithmone nje uragan i vrullshem. Alba eshte unike per nje arsye te vetme sepse ne 8-te edicione Big Brother nuk ka pasur nje karakter si ajo duke u bere me e preferuara e publikut. Shume banore kane tentuar te imitojne disa nga personazhet e viteve te kaluar por Alba ka qene thjesht Alba.
Fabiani – Per Fabiani nuk kam çfare te them shume sepse perveç palesters aty brenda nuk ka bere asgje tjeter. Ka bere nje publicitet te pa pare filetos dhe kosit dhe ata qe i kane shpikur keto dy produkte duhet qe vertete ta falenderojne Fabianin. Nje djal i mire, i paraqitshem, me edukate por jo lojtar, gje do e penalizoi shume ne finale. Mendoja ne fillim qe Fabiani duhet te ishte ne finale sepse javet e para ishte super ne forme, por me vone u konsumua shume shpejt. Fabiani per mendimin tim nuk duhet te ishte ne finalen e madhe sepse te hash kos dhe fileto, te flesh gjume nuk fitohet Big Brother dhe nuk fitohet asgje ne jete. Ne vend te tij dhe te Xhensiles do te kisha preferuar Marinen dhe Diedoni por kjo eshte loja jo te gjithe mund te jene fitues.