Ora News një sezon të suksesshëm televiziv

Pas një sezoni të sukseshëm televiziv Radio Televizioni Ora News do vazhdojë të jetë një nga televizionet lider jo vetëm në informacion por edhe programacion.

Dhe pse duhen dy javë për të mbyllur një sezon novator, RTV Ora News është duke punuar për një platformë sa më bashkëkohore në shërbim të publikut që pritet të startojë në shtator.

Drejtoresha e Përgjithshme e RTV Ora News, Mariam Ndroqi, e quan vitin 2017 si një vit të suksesshëm për ekranin e RTV Ora News.

“Përgjatë këtij viti të ngarkuar me ngjarje e tensione politike, siç ishin dhe zgjedhjet parlamentare 2017, ekrani i Ora News solli një standart të lartë profesional në komunikim me shikuesit. Duke besuar në detyrën tonë si media për të qenë avokatë të mirë të publikut,kemi punuar fort për ta reflektuar këtë në punën tonë”, thotë drejtoresha e Përgjithshme Mariam Ndroqi.

Sipas saj, jo vetëm informacioni, por dhe programet e RTV Ora News si politike por dhe ato kulturore kanë reflektuar një filozofi të re pune.

“Ne jemi në fund të një sezoni televiziv,i cili ka qënë i mbushur jo vetëm me ngjarje të rëndësishme informative që janë mbuluar në mënyrën më profesionale nga gazetarët tanë, por dhe me një programacion të mbushur me programe novatore që kanë mbartur brenda jo vetëm politikë, aktualitet,kulturë por dhe argëtim. Duke dashur që ekrani i Ora Neës të jetë i të gjithëve, nuk kemi lënë jashtë hapësirës sonë dhe fëmijët, të cilët të shtunën e kanë pasur ditën e preferuar për të ndjekur “Tangram”, shprehet Drejtoresha Ndroqi.

Sipas saj, tashmë puna ka nisur për sezonin e ri, i cili do vijojë të jetë plot supriza.

“Sezoni i ri televiziv përkon me 10 vjetorin e Radio Televizionit Ora News. Ne hyjmë në një dekadë të re televizive dhe në këtë dekadë të re do bëhet bashkë një filozofi bashkëkohore jo vetëm në programacion, por edhe në teknologji”, thotë Drejtoresha, Mariam Ndroqi. 

loading...

KOMENTO