Paramount vendos premierën e ‘Top Gun 2’ për në Korrik 2019

Paramount Pictures ka vendosur 12 Korrikun 2019, si datën e premierës për Top Gun 2, filmin sequel hit në 1986.

Regjisori i Tron Legacy, Joseph Kosinski është caktuar të drejtuar filmin duke e ribashkuar atë sërish me Tom Cruise, me të cilin së bashku kanë qënë në sci-fi-në Oblivion.

Cruise ashtu si ka njoftuar edhe më parë do të luaj nën rolin e Maverick, tashmë një instruktor fluturimesh i cili mëson pilotat e rinj.

Filmi ishte planifikuar të prodhohej nga regjisori Tony Scott, i cili i la në mes të gjitha projektet e tij pasi u nda nga jeta.

 

loading...

KOMENTO