Digital TV Research parashikon që Netflix do të ketë 128 milionë abonentë deri në vitin 2022, duke u rritur me 44% nga 89 milionë në fund të vitit 2016.
Raporti i parashikimeve të Netflix vlerëson se numri i abonentëve ndërkombëtarë do të tejkalojë ato amerikane deri në fillim të vitit 2018.
Simon Murray, analist kryesor në Digital TV Research, tha: “Kjo rritje mbresëlënëse vjen përkundër faktit se Netflix nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në abonentët në vendin më të madh në botë: Kinë. Për më tepër, Digital TV Research beson se Netflix do të bieri ndesh me legjislacionin rus. “