Largimi i moderatores së njohur Fiori Dardha nga ekrani i Top Channel ka qenë një nga lajmet më të bujshme të kësaj periudhe. Por, duket se Fiori nuk do të rri “duar kryq” këtë sezon televiziv. Në një postim të bërë në llogaritë e saj sociale ajo shihet duke dalë nga ambjentet e televizionit informativ Ora News ku bashkangjitur fotos shkruan: “Sa i bukur qënka bërë Ora News! Sot foto pa mendje, nesër…”- mbyll postimin e saj moderatorja, postim me të cilin duket se Fiori ka dashur të lajmërojë se së shpejti moderatoren e njohur do mund ta shohim në ndonjë projekt televiziv në ekranin e Ora News. Për të mësuar se për çfarë projekti bëhet fjalë, do të na duhet të presim!
Big Brother VIP 3, Ja kush u largua sonte nga shtëpia!
Mbrëmja e sotme në "Big Brother VIP 3" ka rezervuar emocione dhe surpriza të shumta, ku pas debateve të zjarrta...