Rikthehet emisioni i pasdites në ekranin e RTSH dhe këtë herë si kurrë më parë me 5 prezantues për çdo ditë të javës.
Formati i cili do të vijë në ekran nga e hëna në të premte do të ketë një target të përcaktuar për çdo ditë duke përbushur shijet e teleshikuesit i cili do ketë varior nga dita në ditë.
Emisioni përveç se sjellë për herë të parë në RTSH emra si Erjona Rusin nga Report TV apo Eraldo Rexhon, rikthen në ekran një nga spikeret e njohura të Top Channel Erjona Shehun, e cila prej vitesh i mungonte publikut. Po ashtu një emër i njohur i Vizion Plus, Balina Bodinakun ka zgjedhur RTSH për tu rikthyer pranë publikut. Midis tyre gjejmë edhe bloggeren e modës Estela Ujka.
Nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të shënoni takimin tuaj me njërin prej tyre çdo ditë, nga e hëna në të premte ora 17:00 në RTSH1-HD.
E hëna me Erjona Rusin
E marta me Balina Bodinakun
E mërkura me Erjona Shehun
E enjtja me Estela Ujka
E premte me Eraldo Rexho