Ndërsa pak ditë më parë ju njoftuam se seriali amerikan “Timeless” nuk do të kishte një sezon të dytë, tashmë NBC ka informacione të reja lidhur me të.
Një sezon i dytë me 10 episode është vendosur të xhirohet duke u nisur nga reagimet e shumta sociale të cilët nën hashtagun #SaveTimeless zhvilluan fushatën për të nxitur rrjetin televiziv të krijojë një sezon të ri për serialin.
Drama e Shawn Ryan dhe Eric Kripke ndjek historinë e një trio — Lucy (Abigail Spencer), Rufus (Malcolm Barrett), dhe Wyatt (Matt Lanter) të cilën udhëtojnë përmes kohës për të ndjekur një kriminel të dyshuar se do të ndryshonte historinë e botës njerëzore me pasoja katastrofike.